Sulm ajror, ushtria izraelite shkatërron Bankën e Hamasit në Gaza

9 Tetor 2023, 10:30

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit(Israeli Defence Force) thonë se goditën dy kulla të larta në Rripin e Gazës që përmbanin asete të Hamasit, thekson gazeta The Times Of Israel.

Një nga ndërtesat, Banka Kombëtare Islamike në pronësi të Hamasit, u godit nga avionët luftarakë izraelitë, raportojnë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit IDF, raporton La Repubblica.

IDF shton se shkatërroi gjithashtu një dhomë lufte të përdorur nga një anëtar i lartë i Hamasit, Muntasir Frej. IDF shtoi se sulmet vazhdojnë në Rripin e Gazës.

"Është koha për të zhdukur infrastrukturën e Hamasit. Izraeli nuk do të pranojë asnjë krahasim të rremë midis një grupi që përhap terror dhe sulmon të pafajshmit dhe Shtetit Demokratik të Izraelit. Ne kemi parë qindra hebrenj të masakruar gjakftohtë", tha ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan, në një konferencë për gazetarët në Pallatin e Qelqtë, ku mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit duhet të fillojë për më pak se një orë.