Sulm në Virxhinia, menaxheri vret 10 persona brenda supermarketit

23 Nëntor 2022, 09:12

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 10 persona në një supermarket Walmart në Chesapeake, Virxhinia. Autor mendohet të jetë menaxheri i dyqanit që pas sulmit vrau veten. Ende nuk dihen arsyet e sulmit që ndodhi në orën 22:12. Të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.