Sulmet e Berishës, Basha çon në gjykatë 5 muaj me vonesë ndryshimet në statutin e PD-së

14 Dhjetor 2021, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2021-12-14 17:25:17

TIRANË- I gjendur përballë "kërcënimit" serioz të Sali Berishës, i cili dje tregoi "forcën" e tij, Lulzim Basha ka marrë masat, edhe pse 5 muaj me vonesë. Ndryshimet e bëra në Kuvendin e 17 korrikut të statutit, Partia Demokratike i ka çuar për regjistrim në Gjykatën e Tiranës vetëm ditën e djeshme, 13 dhjetor. Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili nga selia blu tha se ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit "ishin rrugës" për në Gjykatë. Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje PD-në zyrtare dhe nga sa mësojnë burime për Report Tv çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe i ka kaluar gjyqtares Blerina Muça.