Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: U shpall ndër më të mirët e antikorrupsionit, Saliu s'uhet të lirohej nga arresti në shtëpi, mund të prish provat

17 Dhjetor, 19:31

‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me sulmet e Sali Berishës ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit.

Në një intervistë mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ në Report Tv, ai u shpreh se sa kohë Berisha është në akuzë do të ketë sulme të tilla.

‘E ka në stilin e vet. Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje. Egërsia e Berishës ndaj Dumanit tregon pozitën e rëndë që ai ka. Ai problemin e ka me 21 janarin dhe me Gërdecin që është duke përfunduar, është krim që e bëri kryeministri me familjen e tij. Ai ngarkoi Shkëlzenin dhe ai bashkë me Argitën bënë ata kasaphan. Ne do të kemi sulme të tilla të tija’, tha ai.