Sulmi i kullave binjake në New York, sot 22 vjet nga tragjedia që tronditi botën

11 Shtator 2023, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2023-09-11 16:01:07

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër u përplas në kullën e dytë.