Sulmi i mundshëm nga SHBA, Khamenei kundërpërgjigjet me kërcënime për luftë rajonale! Trump: Irani ka nisur bisedime serioze me ne

1 Shkurt, 16:24 | Përditesimi: 1 Shkurt, 16:24

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi këtë të diel se çdo sulm nga Shtetet e Bashkuara do të shkaktonte një luftë rajonale në Lindjen e Mesme, duke përshkallëzuar më tej tensionet. Donald Trump ka kërcënuar se mund të godasë ushtarakisht Republikën Islamike, por mbetet e e paqartë nëse do të përdorë forcën. Mbrëmjen e së shtunës ai konfirmoi se Irani dhe SHBA kanë nisur bisedime të cilat i quajti serioze.  

E.H/Shqiptarja.com