Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, prokuroria mbyll hetimet, i kërkon gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt: Të shtrohet në spitalin psikiatrik, vuan nga probleme të shëndetit mendor

25 Korrik 2021, 19:09

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet. Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t'i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg". Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor".

Sipas prokurorit Mulaj, Rudolf Nikollaj, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar. Ai nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit.