Sulmi ndaj Hezbollah/ Rritet bilanci i viktimave, 31 të vdekur dhe 4300 të plagosur! NYT: Izraeli prodhoi pajisjet, u kamufluan pas shoqërive ‘fantazma’

19 Shtator, 15:52

Përshkallëzohen tensionet me Izraelin, reagon edhe OKB! Rritet numri i të vdekurve nga dy sulmet e organizuara kibernetike të 17 dhe 18 Shtatorit në Liban dhe Siri, që mbanin pajisje minicelularë biper apo pagers dhe ‘walkie-talkie’ për komunikim. Teherani dhe Hezbollah kërcënojnë për hakmarrje. Gazeta amerikane "New York Times" zbardh skemën, firma hungareze "BAC Consulting" ishte 'guaskë', pas saj dy shoqëri të tjera 'fantazmë. fiktive, që fshihnin Izraelin si organizator. Plani nisi më 2022, kur Hezbollah nxori celularët nga përdorimi. Firma japoneze ICOM: Radiot s'i prodhojmë më prej 10 vitesh

      No videos found.