Sulmi ndaj Top Channel, një profil gjenetik i zbehtë, e vetmja provë që mund të zbardhë ngjarjen! Përjashtohet pista e vrasjes së rojës për shkaqet familjare

29 Mars 2023, 14:59

Policia e Shtetit ka arritur të siguroj vetëm një profil gjenetik të zbehtë që mund të ndihmoj në zbardhjen e ngjarjes së të hënës në breshërinë e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Top Channel. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shpresat për momentin janë vetëm në këtë drejtim, edhe pse materiali gjenetik në fjalë është i zbehtë dhe mund të mos rezultojë i vlefshëm.