Sulmi në Top Channel dhe atentati në Don Bosko, Rrumbullaku takim me drejtorin e Policisë Tiranë! Hetimet për ngjarjet në fokus të diskutimit

3 Prill 2023, 10:59

Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zbarkojë në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Burimet bëjnë me dije se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë.