Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ndërmori një sulm ndaj Urës së Krimesë duke përdorur eksplozivë nënujore për të dëmtuar shtyllat mbështetëse të saj.
Në një video të publikuar shihet momenti kur lënda eksploziv futet nën ujë për tu vendosur në bazën e urës për të kryer më pas shpërthimin
Pas shpërthimit, autoritetet ruse pezulluan përkohësisht trafikun mbi urë për rreth tre orë, por më pas njoftuan se ura ishte rihapur dhe funksiononte normalisht.
Ky sulm vjen në një kohë kur bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë janë në ngërç, me kërkesa të papranueshme nga ana e Moskës, si dorëzimi i territoreve dhe kufizime në ushtrinë ukrainase.
















