Sulmi në Zaporizhzhia: Xhamat e makinave të thyera, civilë të pa jetë në rrugë, rroba e valixhe të shpërndara! Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin

30 Shtator 2022, 22:52

Një krater i madh ngjitur me një varg automjetesh në qytetin e Zaporizhzhia dëshmon qartë dhunën e luftës. Dritaret dhe xhamat e përparmë të makinave të thyera. Një duzinë trupash të shtrirë në rrugë, që mesa duket janë civilë, ndërsa valixhet dhe palltot janë të shpërndara në rrugë, raporton BBC.