Sulmi rus ndaj Ukrainës, Çoçoli në Report Tv: Do ketë pasoja ekonomike edhe në Ballkan! Shqipëria të mbushë rezervat e saj me ushqim

24 Shkurt 2022, 19:47 | Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 19:47

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do të sjellë goditje për ekonominë e Europës, por jo vetëm. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në Report Tv se ky sulm do të sjellë pasoja ekonomike edhe në Ballkan. Duke qenë se Serbia furnizohet me grurë nga Rusia dhe Ukraina, Çoçoli thotë se për shkak të këtij konflikti furnizimi do jetë i pamundur në ditët në vijim.

KT/Shqiptarja.com