Sulmi terrorist në kishën ortodokse të Dagestanit dhe në 2 sinagoga, vriten 15 oficerë e 4 civilë! Një prift u ther me thikë

24 Qershor, 16:00 | Përditesimi i fundit: 2024-06-24 16:04:44

E dielë e përgjakshme në Rusi, në rajonin e Dagestanit. Terroristët sulmuan një kishtë ortodokse teksa vranë priftin e kësaj kishe me thikë në fyt. Gjithashtu mbetën të vrarë 15 oficerë policie dhe u sulmuan 2 singagoa. Gjashtë sulmuesit u vranë gjithashtu. Ndërtesa fetare në zjarr në Derbent, qyteti më i vjetër në Rusi, dhe në kryeqytetin Makhachkala. Autoritetet fajësojnë Ukrainën dhe NATO-n. Por njerëzit e armatosur bërtasin: "Allahu Ekber"