Sulmohet me molotov shtëpia në Gaza, 12 vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë! Jeta e të miturit në rrezik nga djegiet e shumta!

15 Maj 2021, 14:05

Një realitet i frikshëm, po shpaloset para syve të të gjithëve në konfliktin e 6 ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në një video që është bërë virale orët e fundit, dy sulmues lëvizin në errësirë, me kapuça në kokë dhe ata u panë tek hedhin një bombë molotov në katin përdhes të një shtëpie, të vetëdijshëm se në katin e parë përdhes të shtëpisë gjendej një familje.