Supë me kërpudha dhe qiqra nga zonja Albana

1 Prill 2022, 11:30

Supë me qiqra

Përbërësit:

qepë të njoma

kërpudha

qiqra

vaj, pak gjalpë

hudhër

kripë, piper, spec i kuq,

ujë

pak majdanoz

Përgatitja:

Në një tigan skuqim qepë të njom, hudhër  me pak vaj dhe pak gjalpë, më pas shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim , hedhim edhe qiqrat dhe ujin, shtojmë kripën, piper, specin e kuq dhe i lëmë të ziejë. Ndërkohë gjysmën e pjesës së qiqrave i skuqim në një tigan me pak spec të kuq. Ndërkohë që është zierë masa tjetër, e vendsosim në blender dhe e bëjmë në formën e pures. Më pas i shtojmë qiqrat që i kemi skuqur me spec të kuq, tek pureja e supës dhe është gati për servirje.