Superliga rikthehet të enjten pas tragjedisë së Duamena, trajneri i Tiranës Ahmataj: Është hidhërim shumë i madh

22 Nëntor 2023, 16:33

Të enjten rikthehet të luhet Superliga pas tragjedisë së Duamenas me ndeshjen Egnatia-Partizani që do nisë nga aty ku u ndërpre. Ndërkohë në prag të sfidës me Kukësin, trajneri i Tiranës, thotë se është e vështirë për t’u kapërcyer ajo që ndodhi në Rrogozhinë, por shton se futbollit duhet të triumfojë ndaj tragjedive.