Suplementet a e rrisin imunitetin e fëmijës? Ja përgjigja e specialistes

2 Shkurt 2022, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2022-02-02 13:15:53

Shpeshherë prindërit drejtohen menjëherë në farmaci kur shohin rënie imuniteti tek fëmija i tyre për të marr suplemente të ndryshme ndihmuese për organizmin. Por a e rrisin në të vërtet këto produkte imunitetin e fëmijës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv farmacistja Teuta Maçi dha disa këshilla të vlefshme për prindërit. Sipas saj suplementet nuk zëvendësojnë ushqimin në formen e tij reale por mund të jenë ndihmuese.