Surprizat s'kanë fund, Portugalia jashtë Kupës së Botës! Maroku skuadra e parë afrikane në histori që prek gjysmëfinalet, Ronaldo në lot

10 Dhjetor 2022, 20:20

Maroku fitoi 1-0 me Portugalinë në çerekfinalen e Kupës së Botës duke nxjerrë jashtë luzitanët e Ronaldos. Për herë të parë një ekip afrikan merr biletën për në gjysmëfinalet e një Kupe Bote.