Përsëritet historia në Portin e Durrësit. Janë kapur pasditen e sotme 7 kilogramë kokainë, që u gjetën në një kontejner të ngarkuar me prodhime deti, që vinte nga Ekuadori. Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda.
Sasia e lëndës narkotike u gjet në pjesën e kapakëve të ventilimit.















