Sylvinho i dëshpëruar pas humbjes: Shpirti dhe zemra nuk na munguan, Shqipëria meritonte një pikë

28 Mars 2023, 13:20

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-0 me Poloninë në transfertë, me duelin që vlente për grupin E kualifikues në Euro 2024. Trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho debutoi me humbje në stolin kuqezi, teksa pas ndeshjes evidentoi aspektet pozitive.