'Ta harrojmë ndeshjen e parë', Partizani bëhet gati për Conference League! Mehmeti: Sulmuesit të mos gabojnë në 20 metrat e fundit

13 Korrik 2022, 21:07

Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë duhet të hiqet nga mendja e lojtarëve sipas trajnerit të Partizanit Dritan Mehmeti në rast se duan të kalojnë në turin e dytë të Conference League. Të kuqve iu mjafton edhe barazimi në në ndeshjen e kthimit të enjten me Saburtalon, por numri 1 i pankinës kërkon nga sulmuesit të jenë më efikas para portës.