'Ta nisim 0-0', Bitri do kualifikimin e Partizanit: Më shumë kujdes para portës së kundërshtarit, tifozët të na mbështesin

12 Korrik 2022, 17:00

Çelësi që Partizani të kualifikohet në Conference League sipas mbrojtësit Eneo Bitri është që ndeshjen e kthimit në Tiranë ta llogarisin sikur të niste 0-0 dhe jo 1-0 siç përfundoi një javë më parë në Gjeorgji. Shtatlarti thotë se sulmuesit nuk duhet të tregohen egoist dhe kërkon mbështetjen e tifozëve të enjten kundër Saburtalos.