Ritmet e muzikës popullore, këngët polifonike, vallet e gatimet tradicionale bënë bashkë banorë të fshatit, vizitorë e dashamirës të artit në një mbrëmje festive në Kalanë e Kaninës, në Vlorë.
E njohur për bukurinë e saj Kanina, fshati që qëndron si ballkon me një pamje të mrekullueshme mbi Vlorë solli në vitin e shtatë të saj festën tradicionale “Takim Brezash” për vitin 2021.















