Takim i nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel, Blinken takon Stoltenberg: Sulmi në Banjskë incident serioz! Duhet të vazhdojmë ta kemi vëmendjen në Ballkanin Perëndimor

28 Nëntor 2023, 21:21 | Përditesimi i fundit: 2023-11-28 21:22:01

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, është shprehur ditën e sotme, se sulmi terrorist i Banjskës më 24 shtator, nga një grup i armatosur serb, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, është një incident serioz dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor duhet të jetë në fokus të NATO-s, për të parandaluar agravimin e konfliktit.