Takim me Sekretarin e Shtetit në Bruksel! Nënshkruhet marrëveshja, koordinim SHBA-Shqipëri për teknologjinë 5G! Blinken-Ramës: Ju po vendosni një shembull të mirë

13 Qershor 2021, 19:17

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. 

Ky është takimi i parë që Sekretari Blinken zhvillon me drejtues të shtetit shqiptar pas vendimit ekstrem që firmosi për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha.