Takimi i katarit, SHBA: Diskutime të sinqerta me talebanët, do t’i gjykojmë nga veprimet, jo fjalët

11 Tetor 2021, 11:55

Pas takimeve 2-ditore të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara me talebanët, të dyja palët kanë deklaruar se bisedimet kanë qenë të sinqerta e profesionale. Pala amerikane, pavarësisht se nuk e njeh qeverinë, ka kërkuar më shumë të drejta për gratë afgane, dhe luftë terrorizmit si dhe ka ofruar edhe ndihmë humanitare për Afganistanin.