Takimi informal në Çeki/ BE do ndalojë dhënien e vizave për shtetasit rus! Borrell: Të gjithë dakord! Ende s’ka dokument zyrtar

31 Gusht 2022, 17:20

Në takimin informal në Çeki, është marrë vendimi që BE të ndalojë dhënien e vizave për shtetasit rus. Këtë e ka bërë me dije shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell duke thënë se kanë rënë të gjithë dakord, ndërsa ende nuk ka dokument zyrtar.