Takimi me Macron në Konferencën për klimën në Skoci, Rama: Folëm për integrimin e Shqipërisë në BE

4 Nëntor 2021, 21:41 | Përditesimi i fundit: 2021-11-04 21:43:48

Në kuadër të Konferencës për klimën, e mbajtur në Skoci, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se ka pasur një bisedë edhe me presidentin Emmanuel Macron, ku një nga temat e diskutimeve ka qenë edhe integrimi i vendit në BE, e ndërsa mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare, ai theksoi edhe një herë se e gjitha varet nga Bullgaria.