Takimi me Salianjin, Kalaja kritika Berishës: Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje! Duhet analizë në PD

3 Dhjetor, 14:54 | Përditesimi: 3 Dhjetor, 14:55

Mungesa e hapësirave brenda Partisë Demokratike për të diskutuar për disfatën e 11 majit, bëri që Ervin Salianji dhe më të votuarit të mblidheshin në një takim që ka trazuar situatën në Partinë Demokratike. Mes këtij grupi ishte edhe ish-kandidati Aulon Kalaja i cili në një intervistë për Report Tv kritikon kreun e PDSali Berisha se nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të diskutuar për humbjen e 11 majit.

E.H/Shqiptarja.com