'Takimi muzikor i dy botëve' gjallëron kalanë e Argjirosë! Ekspozohen edhe fotografi të shkrepura gjatë një shekulli

23 Gusht 2021, 21:05

“Takimi i dy botëve” rikthehet në Kalanë e Argjirosë nëpërmjet fotografish të shkrepura përgjatë një shekulli. Mbrëmjen e gjallëroi muzika tradicionale greke, e performuar nga artisti i njohur Janis Karalis dhe banda e tij.