Mario Mitaj është futbollisti më i ri i klubit të Al Ittihad në Arabinë Saudite. Lokomtiva e Moskës ka pranuar ofertën e klubit nga Lindja e Mesme për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili është transferuar me formulën e huazimit për 1.2 milionë euro.
Në fund të huazimit, klubi ku luajnë edhe futbollistë si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, do ketë të drejtën për të blerë kartonin e 21-vjeçarit për 5 milionë euro në sezon. Faraonike për një futbollist shqiptar do jetë edhe paga që Mitaj do përfitojë në Arabinë Saudite. Sipas këtij burimi, futbollisti i lindur në vitin 2003, do përfitojë 3 milionë euro në sezon. Për Mitajn ka patur kërkesa edhe nga klube të tjera, sidomos në Turqi, por në një moment emri i tij u përmend edhe te Juventusi.