Tare në Report Tv: Të konkurrojmë fqinjët me produktin shqiptar! Ministrat e turizmit ‘krenohen’ me sasinë e turistëve, por duhet të fokusohen tek cilësia, nuk kanë njohuri

27 Janar 2022, 14:45

Kryetrari i Këshillit Shkencor në UNESCO, Auron Tare në një komunikim me Skype nga Boston për Report Tv, tha se Shqipëria për të konkurruar fqinjët duhet të “tërheq” një turist tjetër nga ai që shkon në Greqi apo Turqi, duke kombinuar malin dhe detin, si dhe duke krijuar produktin shqiptar.