Task-Forca për Turizmin, Manastirliu: Brenda majit përfundon vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese! Klosi: Do kemi një sezon 'covid free'

18 Maj 2021, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 14:15:18

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.