Tavë me oriz dhe perime në furrë nga zonja Vjollca

14 Qershor 2021, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2021-06-14 11:10:23

Tavë me oriz dhe perime në furrë

300 gr oriz ( Arborio)

2 kunguj të njomë

1 karrotë

250 gr kërpudha champignon

124 gr mozzarella

100 gr djath scamparza të tymosur

100 gr proshutë spek

2 lugë gjelle djath grana padano

majdanoz dhe 1 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

ujë i nxehtë

Përgatitja:

Pastrojmë kungujt dhe I presim ato në feta të holla rrumbullkae, karrotën, grijmë në rende, trashë. Kërpudhat I presim në feta të gjitha këto perime I vendsosim në një pjatancë dhe I spërkatim me pak kripë dhe vaj ulliri dhe mbi to grijmë hollë 1 thelpi hudhër mesatare.

2 djathrat mozzarella dhe dajthin e tymosur e presim në kubikë të vegjël, Lyejmë me vaj ulliri një tepsi si bazë në tepsi 1/2  e orizit ( pasi e kemi shpëlarë) mbi oriz shpërdnajmë 1/2  e kërpudhave ½ e karrotës dhe 1/2 e kungujve I nivelojmë mirë shpërndajmë proshutën spek të prerë në shkopinj e më pas 1/2 e djathrave dhe pak kripë, piper të zi, pak mjadanoz të grirë dhe 1 lugë gjelle djath grana padano e shpërndajmë mbi të dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.Të gjithë perimet I mbulojmë me oriizn e mbetur dhe përsëri fillojmë shtresat si më parë kërpudha, karrotën e mbetur shtojmë ujin e valuar deri në 1/2 e lartësisë së tavës, shtojmë në fund 1 lugë gjelle majdanoz të grirë trashë spërkatim me pak vaj ulliri. Shpërndajmë në fund dhe pak djath grana padano në të zëmë një kore të shijshme dhe perimet të jenë të buta e të mos na thahen.

Vendosim tepsinë të mbuluar me letër alumini në furrën e parangrohur në temperaturë 175’180 gradë Celsius për 30-35 minuta. 10 minutat e fundit e largojmë letrën e aluminit deri sa sipërfaqja të  marrë ngjyrë të artë.