Tavë me pulë dhe patate në furrë nga zonja Vjollca

18 Qershor 2021, 11:15

Tavë me pulë dhe patate në furrë

Përbërësit:

Përbërësit:

1 pulë

1.2 kg patate

3 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi 

vaj ulliri

rozmarinë ose rigon

Salcë për marinimin e pulës

2 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe kumin dhe trumzë

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle kos

1 lugë piper të kuq

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit e salcës I vendosim në një tas dhe I përziejmë mirë.

Më pas marinojmë pulën mirë duke e masazhuar. E vendosim në një tepsi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius. Qërojmë patatet dhe I presim në copa të mëdha. Kei vendosur në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Shtojmë patatet dhe I japim një valë për 5 minuta. Më pas I kullojmë dhe I vendosim në një tas. I marinjmë me vaj ulliri, kripë, rozmarinë ose rigon dhe shtojmë thelpi e hudhrës të pa prera dhe shtojmë thelpitë e hudhrës të pa prera. I vendosim patatet rreth e qark pulës dhe I vendosim në furrë për 40 minuta.