Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet nga zonja Albana

25 Mars 2022, 11:33

Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet

Përbërësit:

1 bagetë

6 vezë

500 gr kos

1 lgj miell

1 lç fryrës

1/2 lgj gjalpë

200 gr djathë

Përgatitja:

Presim fetat e bukës, i shtrojmë në një tepsi të lyer me gjalpë. Në një tas rrahim vezët me kosin, shtojmë miellin dhe fryrësin. E shtrojmë sipër bukës dhe e mbulojmë me një shtresë djathi. Bëjmë shtresën tjetër të bukës, shtojmë kremin dhe sërish djathin e grirë kaçkavall. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.