Të bësh muzikë në Shqipëri, mes ëndrrave e sfidave! Serxhio Beqo, kompozitori që fitoi konkursin ‘Çesk Zadeja’: U frymëzova nga polifonia

9 Janar 2023, 15:08 | Përditesimi i fundit: 2023-01-09 15:08:42

Kompozitori i ri Serxhio Beqo, u shpall në fundvitin që lamë pas, fitues i konkursit ndërkombëtar “Çesk Zadeja”. Artisti rrëfen veprën e tij të frymëzuar nga kënga polifonike “Ç’u këput një këmbë nga mali”, si dhe si është të jetosh në Shqipëri, mes ëndrrës për të kompozuar e sfidave të përditshmërisë.