9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë arrestuar në gjithë vendin në 24 orët e fundit.
Ndërkohë janë gjobitur 143 drejtues mjetesh pasi kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë. Po ashtu janë vendosur 395 gjoba me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.