Të dielën maratona e Tiranës, mbi 4 mijë të regjistruar! Garues nga 50 shtete, Koçollari: Do të bllokohen rrugët

17 Tetor 2023, 18:01

Për të shtatin vit radhazi do mbahet maratona e Tiranës, për të cilën deri më tani ka pasur mbi 4 mijë aplikime për pjesëmarrje nga 50 vende të botës. Për mbarëvajtjen e garës, të dielën disa rrugë do bllokohen që në mëngjes dhe do të hapen për qarkullim pas mesditës.