Të dielën Vllaznia-Kukësi, trajneri Josa: Prova e së vërtetës! Gega: Shkodranët do jenë ndryshe nga humbja me Erzenin

27 Gusht 2022, 17:57

Pas difatës shokuese në nisje të kampionatit Vllaznia do të presë të dielën në Shkodër Kukësin. Trajneri Josa thotë se kjo ndeshje do tregojë se deri ku mund të arrijë kjo skuadër këtë sezon, ndërsa trajneri i Kukësit Skënder Gega pret një Vllazni shumë më të fortë.