Të enjten rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, meteorologia në Report Tv: Priten përmbytje në disa zona! Java tjetër sjell ulje të ndjeshme temperaturash

7 Dhjetor 2021, 12:15

Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.