‘Të gjithë në dëborë’, 65 të rinj provojnë skitë në Dardhë: Na pëlqeu shumë

27 Janar, 21:15

Një projekt që synon të masivizojë sportin e skive dhe të evidentojë cilësitë pozitive të dëborës, bëri bashkë mbi 65 të rinj këtë të shtunë në Dardhë të Korçës. Pjesëmarrësish ishin të entuziazmuar për këtë eksperiencë, ndërsa projekti do përsëritet çdo javë.