Të maskuar si policë grabitën banesën në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin hajdutët me vrap

12 Tetor, 16:16 | Përditesimi: 12 Tetor, 16:16

Report Tv ka siguruar momentin kur autorët e maskuar si policë largohen pasi grabitën banesën në Elbasan.

Siç shihet edhe nga pamjet e mësipërme, shihet edhe pronari i banesës së bashku me familjarët e tjerë i ndjekin me vrap në lagje.

Gjatë largimit autorët u ndoqën edhe nga një patrullë policie, por pa rezultat.

Sipas policisë ata braktisën makinën dhe u larguan në drejtim të paditur.

E.H/Shqiptarja.com