Të ndarë dhe të shoqëruar nga policia, kryeqyteti 'pushtohet' nga tifozët e Tiranës dhe Partizanit

21 Dhjetor 2022, 18:51

Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë marshuar drejt "Air Albania" në kryeqytet, aty ku në 20:00 luhet derbi për javën e 15-të të Superligës. Nën shoqërinë e policisë për të shmangur përplasjet, dy tifozeritë kanë zgjedhur rrugë të ndryshme drejt impiantit. Afro 12 mijë tifozë priten sot në derbi, me stadiumin që garanton spektakël, të paktën në shkallët e tij.