Të ndërtohet apo jo ujësjellësi i ri, përplasen deri në konflikt banorët e 2 fshatrave në Kuçovë! Tensiononet keq situata! Banorët e Vodës: Duam ujë

5 Gusht 2021, 16:54

KUÇOVË-Teksa banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, banorët e një tjetër fshati janë ngritur në protestë për të kërkuar të kundërtën.

Qindra banorë të fshatit Vodë janë ngritur në protestë me thirrjet 'duam ujë'.