Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë! Priten në aeroport nga Rama

1 Gusht 2021, 08:12 | Përditesimi i fundit: 2021-08-01 13:17:16

5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri kanë mbërritur sot në atdhe.

Familje shqiptare ishin nisur nga Liban  me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”.