Të premten nis java e 23 e Superligës, Kukësi i etur për pikë pret Partizanin! Trajneri i të kuqve: Jemi ende në krizë

23 Shkurt 2023, 15:43

Në prag të sfidës me Kukësin trajneri i Partizanit Kolela thotë se ‘të kuqtë’ ende s’e kanë lënë pas krizën’. Italiani pretendon se të kuqtë janë larg formës optimale, ndërsa përballë do kenë një ekip të etur për pikë. Sakaq të premten janë në program edhe dy sfida të tjera mes Bylist dhe Egnatias si dhe Erzeni-Laçi.