Të prezantoj Shqipërinë’! Aktori i lindur në Itali, monolog në teatër

19 Qershor, 17:29

Nën kujdesin e aktores së mirënjohur Ema Andrea, është çelur në Tiranë MEDIUMS, Festivali i Teatrit Bashkëkohor me pjesëmarrjen e artistëve e kritikëve ndërkombëtare. Aktiviteti nisi me monologun “Të prezantoj Shqipërinë” nga Klaus Martini, një shqiptari të rritur në Itali dhe diplomuar për aktrim atje.