Të qeshur dalin para Gjykatës autorët e tentativës së dështuar të arratisjes nga '313'-a, konfirmohet izolimi! Çekaj: Dola për ajrosje, plani i Pjetrit! Çepele: S'dija gjë, tentova vetëvrasje!

11 Gusht 2021, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2021-08-11 16:07:03

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot paradite para gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes. Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njofuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.

Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes, duke u shprehur se ka dalë jashtë  vetëm për ajrosje.  Përmes një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes.